Maroon 5 kritikohet për performancën në Kili
02 mars 2020
| 12:31
Maroon 5 thotë se vështirësitë teknike janë për t’u fajësuar për shfaqjen e tyre të çuditshme në festivalin Vina del Mar në Kili javën e kaluar.
Këngëtari Adam Levine u shfaq i hutuar dhe i parehatshëm gjatë gjithë performancës së grupit të tij që po transmetohej drejtpërdrejt në TV. Ylli ishte “i ftohtë, i shpërqëndruar dhe i preokupuar”, ka shkruar gazeta “La Tercera” e Santiagos. 40-vjeçari më vonë u shpjegua.
“Problemet me zërim ndikuan në mënyrën se si kam vepruar në skenë, e cila ishte joprofesionale dhe kërkoj falje për këtë”, ka thënë ia.