![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20250209_123937_Gallery.jpg)
Marques Townes, basketbollisti më i ri i KB Peja
09 shkurt 2025
| 12:43
Domenikano-Amerikani, Marcques Townes, i bashkohet zyrtarisht KB Pejës për pjesën e mbetur dhe vendimtare të edicionit 2024/25.
29 vjeçari mbulon pozitat e fundorit dhe playmakerit dhe deri tani ka pasur një rrugëtim shumë të pasur në karrierë. Townes u rrit në Amerikë ku për 4 vite luajti në NCAA, duke krijuar pastaj karrierë në Evropë, në disa nga top ligat si Spanjë, Gjermani, Francë e liga tjera me renome.
Sezonin e kaluar Townes ishte pjesë e PAOK në Greqi e këtë edicion u paraqit me skuadrën e Anorthosis. Eksperienca e tij, do jetë ndihmë e madhe për KB Pejën në sprintin final të këtij edicioni.