Marquez: Pas ‘sherrit’ me Rossin isha më i motivuar për fitore

17 shtator 2019 | 14:01

Marc Marquez ka hedhur një tjetër hap drejt rikonfirmimit kampion bote në Moto GP.

Piloti spanjoll i Hondas triumfoi në garën e Çmimit të Madh të San Marinos, zhvilluar në pistën e Misanos, e cila konsiderohet si “shtëpia” e rivalit Valentino Rossi.

Marquez dhe Rossi patën një incident mes tyre gjatë provave zyrtare, që përfundoi me gjeste dhe polemika. “Ajo që ndodhi gjatë provave më motivoi edhe më shumë për ta fituar me çdo kusht këtë garë në shtëpinë e tij”, ka thënë Marquezi, që ka 93 pikë avantazh ndaj Andrea Dovizioso në renditje. “E dija që nuk ishte e detyrueshme fitorja, pasi Dovizioso ishte pas meje dhe Rins ishte rrëzuar. Por isha i motivuar në maksimum për ta fituar këtë garë këtu në Misano. Qëndrova pas Quartararos dhe në xhiron e fundit kreva parakalimin”, u shpreh Marquezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në sallën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, studentët përfitues të…