Marquez: Shpesh mendoj se nuk ia vlen më të garosh
Piloti spanjoll i Hondas, Marc Marquez, tetë herë kampion bote në garat e MotoGP, ka shprehur dyshimet e para në lidhje me të ardhmen e tij. Ai nuk fiton prej dy sezonesh, teksa problemet fizike dhe ato me shikimin e kanë penguar të garojë rregullisht e të jetë protagonist në pistë, si dikur.
“Herë pas here pyes veten nëse ia vlen barra qiranë për të garuar sërish. Deri më tani përgjigjja ka qenë gjithnjë pozitive. E di që rrezikoj shumë me këtë që bëj, por kështu i kam fituar 8 tituj kampionë bote”. Marquez nga viti 2019 nuk ka fituar më asnjë titull.
“Tani garoj duke bërë llogaritë me një shpatull të operuar disa herë dhe nuk është më e njëjta gjë si dikur. Tashmë më duhet të përdor më shumë këmbët për të kontrolluar motorin në pistë. Di gjithashtu se duhet të evitoj goditjet në kokë, për të mos pasur më probleme me shikimin”, ka shtuar Marquez.
“Mjekët më kanë informuar se nervi i shikimit mund të ndjejë çdo goditje që pëson koka nëse impakti në rast rrëzimi është i fortë. Ndaj, efektet e një rrëzimi mund të jenë të paqartë për mua. Gjithseis, të dueloj për podiumin e fitoren më motivon dhe ndjej se zëmra më thotë se mund të dueloj për titullin”, ka deklaruar spanjolli.