Marquez triumfon në Gjermani

15 korrik 2018 | 15:21

Marc Marquez e ka fituar edhe garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë në Moto GP, e cila është zhvilluar në pistën e Sachsenring.

Piloti spanjoll i Honda triumfoi në një garë ku dominoi gjatë gjithë kohës, duke lënë pas italianin e Yamaha, Valentino Rossi. Në podium u ngjit edhe Yamaha tjetër e Maverick Vinales, që vetëm në xhiron e fundit arriti të parakalojë Petrucci, i katërti. Piloti i Honda tregoi se është superior, duke u shkëputur dhe asnjë nuk ishte në ndjekje të rivalizonte, ndërkohë që Rossi u përpoq, por shpejt u detyrua të kënaqej me vendin e dytë. Më e bukur beteja për vendin e tretë, ku në fund Vinales mposht Petruccin. Zhgënjen motori Ducati, në vendet 6-7 me Lorenzo e Dovizioso, që nuk ishin në gjendje të rivalizonin, sidomos në pjesën e dytë të garës.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është esenciale të rifillohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, si…