Marquez triumfon në Holandë
02 korrik 2018
| 11:57
Marc Marquez me Honda fitoi garën e Çmimit të Madh të Holandës në Moto GP, zhvilluar në pistën e Assenit, duke thelluar edhe më shumë diferencën me rivalët.
Një triumf i vështirë, por i merituar i pilotit spanjoll, në një garë spektakolare dhe me shumë rivaliteti, më e bukura e këtij sezoni, ku emri i fituesit ishte në dilemë deri në kthesën e fundit.
Në vendin e dytë u rendit spanjolli Alex Rins me Suzuki dhe në të tretin një tjetër spanjoll, Maverick Vinales me Yamaha. Pas tyre u klasifikuan dy pilotë italianë, me Andrea Dovizioso (Ducati) që la pas Valentino Rossin (Yamaha).