Marquezi e fitoi titullin e tetë në karrierë
06 tetor 2019
| 13:51
Marc Marquez është kampioni i botës për vitin 2019, pasi spanjolli siguroi matematikisht titullin në fitoren në pistën e Tajlandës.
Marquezi fitoi titullin e tetë në karrierë dhe të gjashtin në MotoGP. Skuadra e Hondas erdhi me një strategji fantastike në pistën e Tajlandës, pasi Marquezi pati një duel të fortë gjatë garës me Quartararon. Ky i fundit kryesoi garën pothuajse gjatë gjithë kohës, por në fund, në xhirot e fundi, kampioni i botës tregoi zgjuarsinë e tij dhe me eksperiencë i mori fitoren nga duart.
Vinales plotësoi treshen e podiumit, ndërsa në vendin e katërt u rendit Dovizisio, Rossi e mbylli garën i teti.