Marquezi fiton garën, Honda titullin në MotoGP
Mark Marquez nuk ndalet në këtë sezon të Botërorit të MotoGP.
Piloti spanjoll edhe pse e ka siguruar tashmë titullin kampion për pilotë, triumfoi në Çmimin e Madh të Tajlandës duke bërë të mundur edhe fitimin e kampionatit për konstruktorë nga ana e Hondës.
Marquez shfrytëzoi mjaft mirë momentin e rrëzimit të Valentino Rossit 4 xhiro nga fundi i garës për të marrë këtë fitore të radhës në karrierën e tij që është e 70. Në vendin e dytë u rendit Aleks Rins me Suzukin e tij që në çastet e fundit ia rrëmbeu këtë vend francezit Johan Zarko që e nisi garën nga pole pozition për ta mbyllur atë në vendin e tretë i ndjekur nga Vinjales në vendin e katërt.
Ducati zhgënjeu totalisht në Çmimin e madh të Tajlandës me Dovizioson që nuk shkoi më shumë se vendi i 6, ndërkohë që Pirro u tërhoq përfundimisht.