Marquezi më i shpejti në provat e lira
Marc Marquez me Honda ka qenë më i shpejti sot në pistën e Sachsenring, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Gjermanisë në Moto GP. Spanjolli dha kohën 1’20”705, duke lënë pas me më shumë se 3 të dhjetat patriotin e tij Alex Rins, me Suzuki.
Në vendin e tretë u klasikua francezi Fabio Quartararo me Yamaha Petronas, i cili la pas spanjollët Vinales (Yamaha) dhe P.Espargaro (KTM). Vetëm i dhjeti Valentino Rossi me motorin tjetër Yamaha, 8 të dhjetat më i avashtë.
Edhe motori Ducati zhgënjeu në pistën gjermane, me Petrucci e Dovizioso në vendet 8-9, por më shumë se gjysmë sekondi të avashtë. Duket se Honda është favorite në këtë pistë, ndërsa Yamaha dhe Ducati duken të avashtë. Të shtunën zhvillohen provat zyrtare dhe të dielën (ora 14:00) gara.