Marquezi, pas tri operacioneve i rikthehet stërvitjeve
Lajme të mira vijnë për Marc Marquezin, tetë herë kampionë bote në garat e motoçiklizmit.
Piloti spanjoll i Hondas është rikthyer në palestër 48 dita nga operacioni i fundit në shpatullën e majtë. Gjatë vitit të kaluar ai u operua tri herë brenda pesë muajsh, duke mos zbritur në pistë përgjatë gjithë sezonit (garoi dhe u rrëzua në garën e parë sezonale).
Gjithsesi, Marquezi mban ende një mbrojtëse krahu teksa bën palestër. “Dita e parë e stërvitjes, disa pedalime në biçikletë në një palestër të mbyllur”, shkruan Marquezi në rrjetet sociale, që gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë në pushim absolut.
Gjithsesi, pavarësisht prej rikthimit në palestër, ende nuk ka një datë të saktë se kur Marquezi do të rikthehet në pistë. Mendohet se ai do të mungojë në garat e para sezonale dhe do të ketë mundësi të garojë sërish duke nisur nga maji 2021.