Marquezi rikthehet me teste pas operacionit
Marc Marquez ka nisur përgatitjet për Botërorin e ri të MotoGP-së, që do të nisë pas disa javësh. Piloti spanjoll, që iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatull në dhjetor të vitit 2018, zbriti në pistën e Sepangut për t’i zhvilluar përgatitjet në prag të testeve parasezonale për sezonin e ri.
Marquez u operua në Spitalin Universitar “Dexeus” të Barcelonës, e më pas së bashku me stafin e përpiluan planin për ta forcuar shpatullën e pilotit, që ai të ishte gati për testet parasezonale që do të zhvillohen këtë fundjavë.
“Kisha nevojë për këtë, preka tokën me bërryl. Bëmë disa xhiro që më ndihmuan të kuptoja sesi është situata. Problematike rezultoi forca e ushtruar në frenim, sidomos në krahun e majtë, që lidhet edhe me shpatullën e kësaj ane. Kjo është pika ku duhet ta vazhdojmë punën”, ka thënë Marquezi.