Marquezi rikthehet në garën e Jerezit

24 korrik 2020 | 14:16

Marc Marquez është një luftëtar i vërtetë që nuk e ndalin as aksidentet.

Edhe pse fluturoi në ajër në garën e parë sezonale dhe u detyrua të operohej për ta shmangur frakturën në shpatull, kampioni në fuqi i botës është rikuperuar në kohë rekord dhe do të zbresë në pistë këtë fundjavë në garën e Çmimit të Madh të Jerezit në Spanjë.

Me një postim në rrjetet sociale të Hondas zyrtare janë konfirmuar zërat që kanë qarkulluar në media pasditen e të mërkurës. Vetëm ditën e djeshme Marquezi ka dalë nga klinika në të cilën ishte shtruar në Barcelonë dhe rikthimi i tij në pistë pas disa ditësh konsiderohet si një mrekulli e vërtetë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj,…