Marquezi triumfon në Çeki
04 gusht 2019
| 16:01
Marc Marquez ka dominuar edhe në Brno. Piloti spanjoll ka fituar Çmimin e Madh të Çekisë, gara e dhjetë e Botërorit të MotoGP, dhe ka thelluar akoma më shumë diferencën me ndjekësit e tij në renditje.
Marquez e ka nisur garën nga vendi i parë dhe ka qëndruar në krye nga kthesa e parë deri tek ajo e fundit, duke i rezistuar sulmeve të Andrea Doviziosos, i cili ka bërë një start të mirë dhe ka marrë vendin e dytë, të cilin e ka mbrojtur deri në fund.
Podiumi është kompletuar nga Jack Miller, i cili ka befasuar në fund një Alex Rins në vështirësi. E ka mbyllur në vendin e gjashtë garën Valentino Rossi.