Marquezi triumfon në Spanjë
06 maj 2018
| 15:34
Piloti i Hondas, Marc Marquez ka triumfuar në pistën e Jerezit, duke fituar garën e Çmimit të Madh të Spanjës në Moto GP.
Spanjolli e nisi garën mirë dhe e pati komandën deri në fund të saj, kurse përfitoi edhe nga një aksident 8 xhiro nga fundi që përfshiu 3 ndjekësit e tij më të afërt Pedrosan, Lorenzon dhe Dovizioso. Pas Marquezit u renditën francezi Johann Zarco (i dyti me Yamaha) e italiani Andrea Iannone (i treti me Suzuki), duke u ngjitur në podium, ndërsa Petrucci u klasifikua i katërti. Vinales, me motorin tjetër Yamaha, e mbylli garën i shtati. Gara e radhës, pas dy javësh, në Francë.