Marquezi triumfon në Spanjë
05 maj 2019
| 18:35
Marc Marquez merr kryesimin, pasi ka triumfuar në pistën e Jerezit. Piloti spanjoll ia doli ta kalonte i pari finishin me motorin Honda.
Një garë pa probleme për Marquezin, i cili ia doli ta niste i pari dhe të mbyllte në të njëjtin pozicion. Interesante gara për titullin kampion, pasi Aleks Vins, një tjetër spanjoll, renditet në vendin e dytë me vetëm një pikë më pak se Markezi (70 pikë). Garën e sotme Vins e mbylli në vendin e dytë. Piloti i Suzukit la pas vetes Maverik Vinalesin me Yamaha.
Valentino Rossi bëri një garë shumë të mirë. Italiani e nisi në vendin e 13-të dhe e mbylli në vendin e gjashtë. Para tij u renditën dyshja e skuadrës Dukati, Andrea Dovizioso dhe Danilo Petrucci.