Marquezi vazhdon me Hondën në MotoGP
Spanjolli Marc Marquez ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me Hondën dhe do të jetë pjesë e saj në MotoGP. Me kontratën e re Marquezi do të qëndrojë në Honda deri në fund të sezonit të vitit 2020.
Lajmin e ka bërë me dije spanjolli përmes një postimi në “Twitter”. “Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të garoj me Hondën në MotoGP. Jam krenar që jam pjesë e familjes Honda dhe vlerësoj në maksimum mënyrën se si skuadra më jep më të mirën për çdo gjë që kam nevojë. Dy testet e para zyrtare shkuan mirë dhe tani, me rinovimin e kontratës, mund të përqendrohem tërësisht te Botërori”, shkruan Marquez.
Marc Marquez, kampion bote edhe në kategoritë 125 dhe 250 kubikë, u bë pjesë e elitës së motosportit, MotoGP në vitin 2013, pikërisht me “Repsol Honda”, duke fituar menjëherë titullin kampion bote.