Marquinhos: Në Paris mund ta përmbysim Dortmundin
02 maj 2024
| 16:04
Marquinhos, kapiteni i Paris Saint-Germain, foli për mediat në fund të gjysmëfinales së parë të Champions League, të cilën ekipi i Enriques e humbi me rezultatin 1-0 ndaj Borussia Dortmundit.
Ai theksoi se kishin mundësi të mira në pjesën e dytë, por shtoi se mund ta përmbysin Dortmundin në Paris.
“Ne e dimë se në Paris mund të bëjmë shumë më mirë, në pjesën e dytë patëm mundësi që nuk mund t’i humbisnim, por në shtëpi mund ta përmbysim rezultatin”, u shpreh Marquinhos.