‘Marre duhet me iu ardhë’, ‘po gënjeni’ – Krasniqi e Rizvanolli replikojnë për çmimin e rrymës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (KEK), Memli Krasniqi, i ka reaguar ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka thënë se është gënjeshtër që çmimi i rrymës është shtrenjtuar.
Krasniqi ka thënë se çmimi i tarifës së shtrenjtë është rritur nga 7 në 21 centë.
“Rritja e çmimit të energjisë mbi 100 për qind. Prej 7 centë në 21 centë e ke bo tarifën e shtrenjtë, dil mohoje. Prej 7 në 21 centë e ke bo tarifën e shtrenjtë, është 300 për qind. Marre duhet me iu ardhë e gënjeni para njerëzve”, ka thënë Krasniqi.
Ndërsa Rizvanolli ka thënë se është e paimagjinueshme se sa herë mund të gënjej njeriu për të njëjtën gjë pasi demantohet 100 herë.
“Është e paimagjinueshme se sa herë mund të gënjej njeriu për të njëjtën gjë pasi demantohet 100 herë dhe pasi qytetarët i marrin faturat një vit me radhë”, ka thënë Rizvanolli.