Marrëdhënia e Davidit dhe Victoria Beckhamit në krizë. Rita Ora mes tyre?
17 dhjetor 2018
| 11:03
Marrëdhënia e Davidit dhe Victoria Beckhamit është përfolur gjithmonë dhe ata janë lakuar si një çift i përkryer. Por duket se jo çdo gjë po shkon mirë. Çifti Beckham është duke kaluar një krizë në marrëdhënien e tyre.
Në mbrëmjen “The British Fashion Awards” ata kanë qëndruar larg njëri-tjetrit dhe nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë, shkruan “blitz.al”. Davidi gjatë kësaj mbrëmje është parë shumë i afërt me këngëtaren me origjinë shqiptare Rita Orën.
Ata kanë biseduar gjatë dhe nuk kanë munguar as të qeshurat, por a mund të jetë Rita pjesë e krizës së çiftit?