Marrëdhënia e Fifit me Granitin, flet shoku i ngushtë i këngëtares: Ai po e shfrytëzon për lojë
Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi dhe Granit Cana, janë komentuar që në fillim të “Big Brother VIP” për marrëdhënien e tyre, ku duket se mund të lindë diçka më shumë se thjesht miqësi.
Dy banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë shfaqur herë pas here afrimitet mes tyre, gjë që i ka nxitur këto zëra. Në këtë raport mes dyshes nuk ka munguar as xhelozia nga ana e Fifit.
Mirëpo nuk kanë qenë të paktë as banorët që kanë aluduar se artistja është përfshirë shumë në këtë raport, ndryshe nga Graniti, për të cilin jo rrallëherë thuhet se po e përdor Fifin.
Një gjë e tillë është komentuar dhe nga publiku jashtë shtëpisë më të famshme në vend.
Së fundmi, njëri nga miqtë më të mirë të Fifit, balerini i njohur, Graciano Tagani ka thënë se Graniti po e shfrytëzon Fifin për lojë, pasi nëse s’do ishte këngëtarja aty, ai do të dilte i pari dhe jo Elhaidi.
“Graniti po e shfrytëzon, kjo gjë nuk diskutohet. Nëse Fifi s’do ishte aty, Graniti do dilte i pari, e jo Elhaidi. Ai thjesht është “mbështetja” e Fifit aty”, u shpreh Graciano Tagani.
Ndër të tjera, balerini ka treguar se mikja e tij nuk është ajo që është dukur këto ditë qëndrimi në shtëpi, pasi sipas tij hapësira e kufizuar po e penalizon atë.