Marrëdhëniet me Beogradin duhet të fillojnë nga e para

21 korrik 2022 | 09:41

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se marrëdhëniet me Beogradin duhet të fillojnë nga e para, pasi Mali i Zi dhe Serbia nuk kanë ambasadorë.

Abazoviq ka folur edhe për Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, duke thënë se proces më transparent nuk ka pasur kurrë.

“Pyes qytetarët e Malit të Zi, por të jem i sinqertë, a e ka parë dikush Marrëveshjen Themelore me Kishën Katolike?”, pyeti Abazoviqi.

Ai tha se nuk ka dyshim se gjithçka është bërë siç duhet sa i përket Marrëveshjes Themelore, shkruan “Kosovonline”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zonja e parë ukrainase, Olena Zelenska, kërkoi nga Shtetet e…