Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, shtyllë e stabilitetit rajonal
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është duke qëndruar sot për vizitë në Tiranë.
Ai gjatë kësaj vizite është takuar me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.
Kjo e fundit gjatë një konference për medie së bashku me Osmanin, ka theksuar se viti 2021 është një vit vendimtar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Me homologun Bujar Osmani ndamë në Tiranë të njëjtën qëndrim, se anëtarësimi në BE i mbarë rajonit, është garancia e zhvillimit të rajonit, por jo vetëm kaq, është edhe një kontribut i madh për sigurinë e vetë Bashkimit Evropian”.
“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe MV janë shtyllë e stabilitetit rajonal. Krenar për faktorin në Maqedoninë e Veriut që është një urë lidhëse mes vendeve tona dhe faktor stabiliteti në”, ka thënë Xhaçka.