Marrëveshja afër, zbulohen tri kërkesat e SBAShK-ut

20 shtator 2022 | 08:44

Tani që kemi hyrë në javën e katërt të shtatorit greva në arsim ende po vazhdon. Të dyja palët, SBAShK-u dhe Qeveria e Kosovës, nuk po lëvizin nga qëndrimet e tyre. Gazeta Metro ka kuptuar se SBAShK-u tani do t’i drejtohet ekzekutivit me tri kërkesa.

Në një takim të mbajtur dje të sindikalistëve me kryetarin e tyre, Rrahman Jasharaj si dhe me Këshillin Grevist të SBAShK-ut, thuhet se janë informuar për rrjedhjen e grevës gjatë ditës së sotme.

Në këtë takim sindikalistët janë njoftuar se BSPK i është drejtuar me shkresë Avokatit të Popullit, Naim Çelaj, dhe është vendosur se edhe SBAShK-u t’i drejtohet nëse janë të përfshira këto tri kërkesa.

Sipas burimeve të Gazeta Metro, kërkesa e parë thuhet se është rritja e pagës për 9.5 për qind (%) nga shtatori 2022 dhe shtesa prej 50 eurosh nga paketa ekonomike e publikuar nga qeveria më 3 shtator 2022 për periudhën shtator-dhjetor 2022, kurse nga janari 2023 rritja e pagës për aq përqindje (%) sa është rritja ekonomike e vitit 2022 si dhe shkalla e inflacionit e vitit 2022.

Të merren parasysh vërejtjet e sindikatave të dhëna gjatë diskutimit publik në Ligjin e Pagave si dhe në Ligjin e Zyrtarëve Publikë.

Kërkesa e dytë është Ligji i Skemave Pensional të financuara nga shteti të bëhet plotësim-ndryshimi i tij duke eliminuar kërkesën e 15 vjetëve si kontributdhënës para vitit 1990 gjegjësisht 1999 për arsimin deri në fund të nëntorit 2022.

Dhe, e fundit, sipas burimeve të Gazeta Metro, është se deri në fund të vitit 2022 të miratohet plotësim-ndryshimi i Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore, në të kundërtën të fillojë zbatimi i Ligjit aktual të Sigurimeve Shëndetësore nga janari i vitit 2022.

Këto kërkesat që SBAShK-u do t’i kërkojë nga marrëveshja eventuale me qeverinë dhe me ndërmjetësimin e Avokatit të Popullit apo edhe nga takimi që do të ketë drejtoresha e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Susan Flocken, që thuhet se do ta zhvillojë të mërkurën pasdite me Albin Kurtin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina pretendon se trupat e saj kanë marshuar më tej…