Marrëveshja e Brexit e pamundur
Marrëveshja e Brexit është e pamundur, ka thënë një burim për “BBC” pas një telefonate që kryeministri anglez Boris Johnson ka pasur me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Johnson ka folur me kancelaren Merkel pak orë më parë për propozimet që i bëri BE-ja. Por burimi ka deklaruar se ajo ia bëri të qartë se një marrëveshje e bazuar në kushtet e kryeministrit britanik ishte jashtëzakonisht e pamundur.
Merkel gjithashtu shtoi se marrëveshja ishte e mundur vetëm nëse Irlanda e Veriut do qëndronte në bashkimin doganor.
“Bisedimet në Bruksel po ngecin, pavarësisht nga fakti se Mbretëria e Bashkuar ka bërë një rrugë të gjatë”, ka shtuar burimi.
Një zyrtar qeveritar tha për “BBC” se BE-ja nuk kishte treguar dëshirë për tu lëkundur në qëndrimet e saj, pasi Johnson dorëzoi propozimet e tij.