Marrëveshja e fshehtë ndërmjet Vinicius dhe Realit
Negociatat për rinovimin e Vinicius (21 vjeç), që është një nga çështjet që i shqetëson shumë tifozët, do të nisin në fund të këtij sezoni.
Kjo është marrëveshja që ka bërë lojtari me klubin, duke u përqendruar në sezonin aktual ku Reali synon La Ligën dhe Kupën si dhe duke u fokusuar fillimisht te Kylian Mbappe.
Brazilianit i përfundon kontrata në vitin 2024 dhe klubi ka si një nga prioritetet e mëdha për të rinovuar me 21-vjeçarin gjatë verës.
Reali fillimisht po punon për të mbyllur operacionin Mbappe, derisa në skenë ka dal edhe emri i Erling Haaland dhe për këtë i ka kërkuar Viniciusit edhe pak durim, raporton AS.
Vinicius është një nga lojtarët më të mirët në ekip sot për sot, por është në mesin e më pak të paguarve.
Ai tani për tani merr 3.2 milionë euro neto në sezon, afër katër milionë me bonuse dhe është në mesin e më pak të paguarve me Dani Ceballos, Jesús Vallejo e Lunin. Vini po shijon sezonin më të mirë në karrierë, në 25 paraqitje në të gjitha garat, ai numëron 12 gola dhe nëntë asistime.