Marrëveshja e Ohrit, gjëja më e keqe që i ka ndodhur Kosovës
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit është gjëja më e keqe që kanë arritur kryeministri Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Kjo pasi, sipas Hazirit, i ka bërë keq Kosovës, duke i vënë sanksione financiare dhe raporte të kufizuara.
“Ku është sot Kosova? Kjo qeveri e ka futur Kosovën në raporte të kushtëzuara në sanksione financiare. Edhe sot flasim për raportet kryesore me Serbinë, dhe sot raportet diplomatike i ka të kushtëzuara me BE-në, ju e dini se ata kanë përfunduar negociatat me BE-në, kanë qenë duke pritur datën. Çka ka ndodhur tash? BE-ja ia ka amendamentuar kapitullin e 35-të të fqinjësisë së mirë me Marrëveshjen e Ohrit, që për ne LDK-në, është marrëveshja më e keqe për Kosovën që e ka mbërri Kurti-Vuçiq, por që është bërë. Serbisë iu është hapur kaptina e fqinjësisë me Kosovën. Por Kosovës për shkak të kësaj marrëveshje dhe bojkotit e kanë vendosur në sanksione financiare”, tha Haziri në Klankosova.
Ai tha se Kurti dhe ministrat kanë kufizime në takime.