Marrëveshja e Ohrit, ministri i Jashtëm sllovak premton mbështetje
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Rastislav Kaçer (Rastislav Káčer) e ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për guximin dhe për përgjegjësinë politike, në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve edhe në përforcimin e stabilitetit rajonal.
Tutje, ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë shprehu gatishmërinë e vendit të tij në mbështetjen e plotë të marrëveshjes.
“Përgëzoj për guximin dhe përgjegjësinë politike të udhëheqësve të Serbisë dhe Kosovës. Hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe përforcim i stabilitetit rajonal. Thelbësore për të dorëzuar elemente për të rënë dakord për të zhbllokuar potencialin e plotë për të gjitha palët. Slovakia gati të japë mbështetjen e saj”, ka shkruar në Twitter, ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë Rastislav Kaçer (Rastislav Káčer).