MARRËVESHJA E ORHRIT – KULMI I KARIERËS SË AMBASADORIT TË SHBA JAMES W. PARDEW

13 gusht 2024 | 12:14

Ismet Sylejmani

Marrëveshja e Ohrit, për Ambasadorin Amerikan James W. Pardew, ishte arritja më e madhe në karrierën e Tij profesionale!
Marrëveshja e Ohrit, është marrëveshja historike e cila realizoi ëndrrën e popullit shqiptar, për jetë të barabartë e me dinjitet në tokën e Tij në Maqedoninë e Veriut!

“…Mr. Sylejmani, thank you for the kind words.
I consider the Ohrid Agreement to be the highlight of my professional career. jp…”!
(Z.Sylejmani, faleminderit për fjalët e mira.
Konsideroj se Marrëveshja e Ohrit është pika kryesore e karrierës sime profesionale. jp)!

Ma ka shkruar Ambasadori Amerikan James W. Pardew, gjatë komunikimit të Tij, me mua në facebook, më 5 Maj 2021, në ora 20:49!

Opinioni kombëtar dhe ndërkombëtar, duhet ta dij se njëri nga arkitektët e Marrëveshjës së Ohrit është Ambasadori Amerikan James W. Pardew, i cili jo vetëm nuk e ka fshehur, por e ka thënë me vendosmëri dhe krenari, se Marrëveshja e Ohrit, ishte pika kryesore e karrieres së Tij profesionale!

Marrëveshja e Ohrit është e shenjtë për shqiptarët, Ajo është e ujitur me gjakun e derdhur për liri të Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!

Gjithashtu Marrëveshja e Ohrit, mban vulën e pashlyer të Ambasadorit të SHBA-së, Mikut të Madh të Kombit tonë, të pavdekshëmit James W. Pardew!

Kush shkel mbi Marrëveshjen e Ohrit, ka shkelur gjakun e derdhur për liri të luftëtarëve të UÇK-së, Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!

Kush shkel mbi Marrëveshjen e Ohrit, ka shkelur mbi pikën kryesore të karrierës profesionale të Ambasadorit Amerikan James W. Pardew!

Kush shkel mbi Marrëveshjen e Ohrit, shkel mbi SHBA-në, EU-në dhe mbi Maqedoninë e Veriut, anëtare të NATO-s!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 13 Gusht 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çdo gjë është gati për Kampionatin e dhjetë Botëror për…