Marrëveshja e Perëndimit me Rusinë mund ta sjell bashkimin e Kosovës me Shqipërinë
22 shkurt 2022
| 13:49
Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar zhvillimet në Ukrainë, ku Rusia ka pushtuar dy rajone ukrainase.
Ai ka thënë se marrëveshja e Perëndimit me Rusinë mund ta sjell bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
“Nga mosmarrëveshja gjeostrategjike midis Perëndimit dhe Rusisë në vitin 1913 doli Shqipëria londineze. Nga mosmarrëveshja gjeostrategjike midis Perëndimit dhe Rusisë në vitet 2007-2008 doli Kosova e pavarur. Mbase nga mosmarrëveshja e re gjeostrategjike midis Perëndimit dhe Rusisë, që po zë fill me krizën e Ukrainës, Kosova e Shqipëria do të bashkohen përfundimisht në një shtet të përbashkët”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.