Marrëveshja e sotme, mundëson faturimin e rrymës për katër komunat në veri
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është edhe kryenegociator në dialogun me Serbinë, është deklaruar pas miratimit të udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të dialogut të Brukselit.
Ai ka shkruar në “Twitter” se me këtë udhërrëfyes mundësohet faturimi energjisë elektrike në katër komunat në veri.
“Më në fund kemi miratuar Udhërrëfyesin e Implementimit për Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2013 dhe 2015. Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në 4 komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”, ka shkruar Bislimi.
We finally adopted the Implementation Roadmap on Energy Agreements of 2013 & 2015. This enables billing of electricity in 4 Northern Municipalities of Kosova, under Kosova laws and regulatory system. pic.twitter.com/39xvPCB1Ym
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) June 21, 2022