Marrëveshja e Uashingtonit: Çfarë u zbatua e çfarë jo?

03 shtator 2021 | 15:46

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Dy versione të dokumenteve për palën e Kosovës dhe atë të Serbisë, i kanë nënshkruar kryeministri i atëhershëm i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti aktual i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Zyrtarët amerikanë e kanë vlerësuar marrëveshjen e Uashingtonit si një fillim të ri për Ballkanin Perëndimor.

Në përvjetorin e parë të nënshkrimit të marrëveshjes, Departamenti i Shtetit inkurajoi Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë moratoriumin mbi çështjet e njohjes që ndërlikojnë përparimin në fushat teknike.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i cili ka folur për “Zërin e Amerikës”, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Kosovën dhe Serbinë, në përmbushjen e obligimeve, duke mbështetur, siç tha ai, qëllimin e normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të tyre.

“Elementë të shumtë të marrëveshjes mbështesin prioritetet e vizionit tonë më të gjerë të rajonit – diversifikimin e energjisë, lidhjen rajonale, aplikimin e një moratoriumi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, si dhe gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur”, është thënë në përgjigjen nga Departamenti i Shtetit.

“Radio Evropa e Lirë”, ka hulumtuar se çfarë kanë zbatuar të dyja palët nga Marrëveshja e Uashingtonit dhe çfarë jo.

Shkrimin e plotë mund të lexoni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Paul Pogba ka kontratë me Manchester United deri në…