Marrëveshja financiare me Hungarinë, Murati: Kosova mund të marrë kredi prej 62 milionë euro
04 gusht 2021
| 14:16
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e amendamentit numër 1 të marrëveshjes të lidhur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj Hungareze për bashkëpunim financiar.
Për të arsyetuar të njëjtën, në komision ishte edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili tha se përmes kësaj marrëveshje Kosova do të marrë një kredi të butë prej 62 milionë eurove. “Bëhet një fjalë për një kredi e cila është 62 milionë euro. Përkitazi me ligjin janë ndjekur gjitha hapat ligjor, prandaj duhet të mbështet ky projektligj, një kredi të butë”, tha ai, raporton Kp.