Marrëveshja Kosovë-Zvicër për pensionet hyn në fuqi më 1 shtator
Zyra Federale e Zvicrës për Sigurimet Shoqërore (BVS) ka konfirmuar hyrjen në fuqi të marrëveshjes ndërshtetërore mbi sigurimet shoqërore Zvicër-Kosovë duke filluar nga 1 shtator 2019.
Shtetasit e Kosovës që nga data 1 shtator mund t’i marrin pensionet e moshës dhe trashëgimisë (AHV) si dhe ato të invaliditetit (IV), pa qenë të obliguar të jetojnë në Zvicër.
Këtë marrëveshje bilaterale Kosovë-Zvicër, para dy muajsh e ka ratifikuar edhe Parlamenti i Konfederatës helvetike.
Marrëveshja Kosovë-Zvicër, për nga përmbajtja është e ngjashme me ato të nënshkruara nga Konfederata zvicerane me të gjitha vendet tjera dhe mbështetet në standarde ndërkombëtare.
Në vazhdim është adresa ku mund të kontaktoni me e-mail, ose drejpërdrejt me telefon, me personin përgjegjës për të dhënë shpjegimet e nevojshme.
Ndërsa më poshtë janë edhe vegëzat në tri gjuhë të komunikatës zyrtare për këtë vendim të publikuar nga Zyra Federale e Zvicrës për Sigurimet Shoqërore (BVS).
ADRESA DHE TELEFONI PËR PYETJE:
Doris Malär
Affaires internationales / secteur Conventions
Office fédéral des assurances sociales OFAS
[email protected]
tél. +41 58 462 85 00
VEGËZAT NË TRI GJUHË:
https://www.bsv.admin.ch/…/nsb-anzeigeseite.msg-id-75929.ht…
https://www.bsv.admin.ch/…/nsb-anzeigeseite-unter-aktuell.m…
https://www.bsv.admin.ch/…/nsb-anzeigeseite-unter-aktuell.m…