Marrëveshja Kurti – Vuçiq e 28 shkurtit, është më e keqja që i ka ndodhur Kosovës

24 nëntor 2023 | 08:34

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka theksuar se marrëveshja Kurti – Vuçiq e 28 shkurtit është marrëveshja më e keqe që i ka ndodhur Kosovës.

Ai ka theksuar se Kurti ia ka humbur vendit mundësinë e artë për përmbylljen e marrëveshjes.

Haziri ka thënë se Kurti e ka pranuar draftin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ai ka theksuar  se dokumenti i draft-statutit ka probleme serioze.

Haziri tha se Kurti po kërkon nënshkrim formal të marrëveshjes por, sipas tij, asnjëherë nuk ka pasur nënshkrim.  Sipas tij, Kurti po bën blof.

“Ky është blofi i kockarit që luan ‘black jack’. Tani a i ka letrat në dorë apo jo kurrkush nuk e di. Ai me ne nuk e ka ndarë”, tha ai.

“Unë nuk jam njëri prej atyre që dua t’i shkaktoj popullit frikë. Kurti i ka ndërtuar kauzat e tij duke sjellë frikë. Ai ka thënë se decentralizimi është ndarje. Kurti ka thënë se negociatat e Vjenës do ta lënë Kosovën pa shtetësi dhe pavarësia ka ndodhur. Draft-dokumenti është i keq, se vjen nga një marrëveshje e keqe. Dokumenti është në fazën e komentimeve”, tha Haziri.

Sipas tij, Kurti është ende në dëlirin e fitores së zgjedhjeve.

“Mendon Kurti që nuk ka opozitë. Ai është ende në dëlirin e 14 shkurtit. Kjo është ajo që Kurti ka shkaktuar pritje të mëdha te qytetarët që do t’i përkthehet në dëshprim herët apo vonë. Ka shkaktuar pritje te faktorët ndërkombëtarë duke krijuar besim që po ndryshon dhe ky ndryshim nuk e ka mbërritur ende pikën që ata besojnë. Vetë emri i organizatës politike që zoti Kurti e ka, është e kundërta e negociatave”, tha ai në ATV

Sipas tij, ajo që duhet ta kuptojmë është se Kurti ka ndryshuar metoda, por jo qëllim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oscar quhet macja që në një azil pleqsh parashikonte pacientët…