
Marrëveshja LV – LDK duhet të bëhet
14 dhjetor 2019
| 08:40
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, ka shprehur optimizëm se marrëveshja për bashkëqeverisje në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të arrihet.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se një gjë e tillë është në inertes të vendit, prandaj edhe marrëveshja duhet të bëhet.
Ai e ka kritikuar LDK-në për kërkesat në këto bisedime. Sipas Lajçit, partia e Isa Mustafës duhet të jetë më fleksibile në këto bisedime dhe të mos ndalet në disa poste.
Zyrtari i LV-së ka treguar se posti i presidentit të ardhshëm është duke e vështirësuar marrëveshjen mes këtyre dy subjekteve politike.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)