Marrëveshja me Danimarkën, drejtori i Qendrës Korrektuese në Gjilan do të jetë danez

22 dhjetor 2021 | 16:01

Marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës me institucionet e Mbretërisë së Danimarkës, ishte temë e raportimit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Ministrja Haxhiu, ka thënë se marrëveshja me Danimarkën për lëshimin e qendrës korrektuese në Gjilan me 300 shtretër parasheh që të zgjasë 10 vjet.

“Për neve është i rëndësishëm bashkëpunimi me Danimarkën, dhe një nga angazhimet tona është aspekti i qendrave korrektuese, ku janë bërë shumë padrejtësi dhe diskriminime. Përmes këtij fuqizimi, ne po ashtu përfitojmë në sundimin e ligjit, pra do të jenë 15 milionë euro në vit. Nëse një i burgosur ka një vepër të rëndë dhe sensitive, ne mund ta refuzojmë që i burgosuri të vijë në burgun e Kosovës, pra të burgosurit janë me rrezikshmëri të mesme dhe jo të lartë”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka thënë se drejtori dhe stafi menaxhues i kësaj qendre do të jetë danez, ndërsa gardianët do të jenë nga Kosova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serie A ka mund humbasë një skuadër nga data 1…