Marrëveshja me Danimarkën për burgjet, Haxhiu: Kosova fiton donacion milionëshe

02 mars 2022 | 12:18

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka mbajtur konferencën Ndërkombëtare me temën: “Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Danimarkës për transferimin e të burgosurve në Kosovë: Implikimet në Standardet e të Drejtave të Njeriut”.

Aty është thënë  se qëllimi i kësaj konference është organizimi i një diskutim publik rreth marrëveshjes e cila do t’i mundësonte Danimarkës marrjen me qira të burgjeve në Kosovë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se me marrëveshjen me Danimarkën për lëshimin me qira të burgjeve, Kosova përfiton një donacion milionëshe.

“Republika e Kosovës ka shprehur gatishmërinë që t’i ndihmojë Mbretërisë së Danimarkës në kërkesën që ka pasur për transferimin e të burgosurve që aktualisht mbahen në burgjet e Danimarkës. Për faktin se Mbretëria e Danimarkës është një shtet mik i yni dhe i ka ndihmuar Kosovën për vite të tëra”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se e vlerëson faktin që Kosova që është vlerësuar si palë serioze në këtë çështje. Me këtë marrëveshje, ministrja Haxhiu ka thënë se Kosova përfiton një donacion miliona euro.

“Unë jam e bindur që nëse Mbretëria e Danimarkës do të synonte edhe ndonjë vend tjetër, natyrisht që kjo ndo të mund të bëhej, besoj që është vlerësuar administrimi i mirë i institucioneve korrektuese në Kosovë. Ne jemi në përpjekje të vazhdueshme që të bëjmë më shumë më mirë në qoftë se këto raporte vlerësohen nga organizatat vendore e ndërkombëtare e del që Kosova ka avancim në këtë drejtim. Si kompensim për këtë, Kosova do të përfitojë një donacion milionësh”, është shprehur Haxhiu.

Ndërsa Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka ngritur disa çështje rreth kësaj marrëveshje. Ai kërkoi të di nëse do të zbatohet ligji i Kosovës apo ai i Danimarkës.

“Ajo çka ne deri më tani dimë është ajo që u prezantua nga zonja ministre (Albulena Haxhiu), që është arrit një marrëveshje. Shumë aspekte të kësaj marrëveshje do të jenë finale ose jo varet prej procesit të mëtejmë. Disa nga pyetjet kanë qenë se cili ligj ka mu zbatu, ai danez apo kosovar dhe cilat rregulla do të vlejnë nëse arrijnë deri te marrëveshja, a do të këtë qasje avokati i popullit për monitorim”, ka thënë Qelaj, duke kërkuar të di se çfarë do të bëhet edhe me stafin vendor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asambleja për President të Federatës Shqiptare të Futbollit është dashur…