Marrëveshja me Greqinë shkon në parlament, nëse shumica ka votuar pro në referendum
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka mbajtur një fjalim, pas përfundimit të procesit të votimit në referendumin për emrin e ri të shtetit.
Ai ka paralajmëruar se marrëveshja e nënshkruar me Greqinë, për emrin e ri Maqedonia Veriore, do të çohet për votim në parlament nëse shumica e pjesëmarrësve në referendum kanë votuar pro.
“Uroj qytetarët, dita e sotme ishte e suksesshme për demokracinë, dhe e suksesshme për një Maqedoni evropiane”, ka deklaruar ai.
Duke shtruar se suksesi është i përbashkët dhe i të gjithë qytetarëve pa dallim.
Ai ka thënë se tashme vota e deputetëve në këtë rast duhet të jetë me përgjegjësi.
“E kemi të qartë të ardhmen tonë, vota e deputetëve duhet të jetë me përgjegjësi. Pres që deputetët e VRMNO-DPMNE të respektojnë votën, përndryshe do të përdorim veglën tjetër, zgjedhje të menjëhershme, të parakohshme”, ka deklaruar Zaev.