Marrëveshja me MCC-në pritet të ratifikohet sot në Kuvend
Përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), kanë nënshkruar në Washington Programin e ri Kompakt, i cili pritet të forcojë pavarësinë energjetike të Kosovës dhe në të njëjtën kohë t’i kursejë shtetit miliona euro në vit.
Kryeministri Kurti ka bërë me dije se kjo marrëveshje pritet që sot të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.
Kuvendi do të mblidhet prej orës 10:00 në seancë të re plenare dhe përkundër se tashmë rendi i ditës është përcaktuar, mund të ndryshohet me propozimin e deputetëve para se i njëjti të miratohet.
“Kjo marrëveshje do t’i prezantohet edhe Kuvendit të enjten për ratifikim. Fatkeqësisht nuk do të jemi prezent kur edhe opozita do ta mbështesë këtë marrëveshje”, u shpreh Kurti.
Programi Kompakt është në vlerë të përgjithshme prej 236.7 milionë dollarësh dhe përqendrohet në projekte të energjisë.