Marrëveshja për emrin dërgohet për nënshkrim tek Ivanovi
20 qershor 2018
| 17:29
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, menjëherë pas miratimit ka nënshkruar Ligjin për ratifikim të marrëveshjes për emrin dhe të njëjtin ia ka dërguar kabinetit të presidentit Gjorge Ivanov, i cili duhet ta dekretojë.
Ivanovi ka afat prej shtatë ditëve për ta nënshkruar.
Presidenti Ivanov ka ripërsëritur se nuk do ta mbështesë këtë ligj dhe as nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen, sepse, sipas tij është e dëmshme.
Nëse Ivanov e përdorë të drejtën e vetos, marrëveshja sërish shkon në procedurë kuvendore, por atëherë do të duhet të votohet me shumicë absolute, 61 deputetë duhet të votojnë “për”. Marrëveshja, në atë rast, sërish i dërgohet presidentit, i cili sipas Kushtetutës është i obliguar ta nënshkruajë. (Alsat-M)