Marrëveshja për energjinë, e mirë apo e keqe?
21 qershor 2022
| 14:36
Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka reaguar pas pajtimit të Kosovës dhe Serbisë për dakordimin e marrëveshjes për energjinë.
Ai ka theksuar se kjo marrëveshja është e njëjta me atë të vitit 2013 (Hashim Thaçi) dhe vitit 2015 (Isa Mustafa).
“Nëse Kosova ka vendosur të jetojë në frymën e Pakos së Ahtisarit, si Kosovë multietnike, e decentralizuar në kuptimin etnik, e monitoruar nga Serbia dhe e shantazhuar nga serbët e veriut të Kosovës, marrëveshja për energjinë me Serbinë e vitit 2013 (Hashim Thaçi), e vitit 2015 (Isa Mustafa), e vitit 2022 (Albin Kurti) e që është e njëjta gjë – është një marrëveshje e mirë”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e vet në “Facebook”