
Marrëveshja për linjën Prishtinë-Beograd, hap gjigant në konsolidimin e sovranitetit të Kosovës
20 janar 2020
| 15:54
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur hap gjigant nënshkrimin e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.
Ai ka thënë se një marrëveshje e tillë është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
“Nisma për të hapur rrugën e tretë ajrore civile të Kosovës për fluturime komerciale në Serbi, pas Shqipërisë dhe Maqedonisë është një hap gjigant për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe konsolidimin e sovranitetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Twitter”.
/Epoka e re/