Marrëveshja për targat, Borrelli falënderon Escobarin

05 tetor 2021 | 16:33

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, duke lavdëruar marrëdhëniet e mira të BE-së me ShBA-në ka përmendur edhe situatën e fundit të krijuar në veri të Kosovës, duke falënderuar edhe emisarin amerikan, Gabriel Escobar për rolin e tij në bisedimet e fundit Kosovë-Serbi.

“Gjithashtu, në Ballkanin Perëndimor unë duhet të them se bashkëpunimi me ShBA-në është shumë më i mirë. Në krizën e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila u zgjidh falë punës së mirë të emisarit tonë të posaçëm, Miroslav Lajçak,  duhet të them se bashkëpunimi ynë me emisarin e ShBA-së ishte shumë pozitiv”.

“Ne të gjithë pajtohemi që ShBA-ja mbetet partneri strategjik më i afërt dhe i rëndësishëm i BE-së. Kështu ka qenë dhe kështu duhet të vazhdojë të jetë. Dhe nuk duhet pasur dyshime për këtë”, ka thënë Borrelli para anëtarëve të Parlamentit Evropian.

Megjithatë, Borrelli ka thënë se pavarësisht lidhjes së fortë që ka BE-ja me ShBA-në, duhet të fokusohen edhe në autonominë e tyre.

“Marrëdhënia jonë me Shtetet e Bashkuara është, sigurisht, shtylla më e fortë e lirisë dhe prosperitetit tonë. Ne duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë atë, por në të njëjtën kohë, ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë autonominë tonë, sepse interesat tona nuk do të përputhen bash gjithmonë”, ka thënë Borrelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shkurt, Kim Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye…