Marrëveshja që nuk po “nënshkruhet” por po zbatohet me dinamikë të shpejtuar

14 dhjetor 2023 | 14:53

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Rrenë pas rrenës nga mashtruesit ordinerë: Kosova është i vetmi vend në Evropë që është nën sanksione ndonëse ndërkombëtarët këto i quajnë masa të përkohshme. Krejt kjo ndodhi shkaku i një politike diletante që mendonte se duke e përkrahur Ukrainën, duke ia futur sanksionet Rusisë dhe Putinit, duke u marrë me politikën e jashtme dhe të brendshme të Serbisë, duke e arsyetuar gjenocidin e Izraelit në Gaza në emër të luftimit të Hamasit, duke i lëshuar brekët para Borrellit dhe Lajçak, duke injoruar luftën e UÇK-së dhe duke u gëzuar që krerët ushtarakë dhe politikë që e fituan pavarësinë, e bënë shtetin, siguruan njohjet, ndërtuan infrastrukturën, po mbahen në burg në Hagë, me një fjalë e mbushën me përmbajtje përpjekjet e Kosovës për shtet do të jenë përcaktuese që bota të aplaudojë dhe të mos bëjë asgjë tjetër veç përkrahjes së këtyre “gjenialëve politik” ndonëse pjesa dërrmuese e tyre janë analfabetë dhe si infuzion për mbijetesë e kanë injorancën e tyre, angazhimin e Kurtit që është larg tyre me vite të dritës si dhe një opozite krejtësisht të tredhur. Ndërtuan dhe mbindërtuan tema të mëdha politike dhe kombëtare mbi dhunën që e ushtruan ndaj policisë së Kosovës por jo edhe asaj ndërkombëtare, mbi dhunën ndaj institucioneve të Kosovës duke ua vënë flakën dhe duke i sulmuar me granatahedhës, duke dërguar idealistë në vrasje dhe vetëvrasje, duke premtuar bashkim me Shqipërinë në kohën kur të gjitha rrugët çojnë drejt bashkimit me Serbinë, duke premtuar bojkotim të mallrave nga Serbia ndërsa po ky import tani është më i madh se asnjëherë më parë. Hipokritë, mashtrues, pa moral dhe të poshtër! Alfa dhe omega e aktivitetit të tyre “patriotik” ishin parullat “Jo negociata, vetëvendosje” dhe kundër “Zajebnicës”. Premtuan çka nuk premtuan, polli miu dhe lindën Vojsa Osmani dhe Glauk Konjufca. Skajshmërisht flksibilë në qëndrime dhe parime, deri në masë e të qenit pakurrizorë 100 për qind.  Kësi raste nuk njeh as anatomia mjekësore; po, a nuk jemi rast sui generis a? U harrua “Jo negociata, vetëvendosje” duke u shndërruar në “Jo vetëvendosje po negociata”. Zajebnicën nuk e duan sepse i doli boja por e pranuan bashkësinë e komunave serbe, me autonomi substanciale, arbitrazh ndërkombëtar dhe bashkim të kishës ortodokse me shtetin e Serbisë e jo të Kosovës. U arritë një marrëveshje për normalizim të marëdhënieve me Serbinë në Bruksel, me një aneks  të Ohrit që Kurti po vdesë ta nënshktruaj por këtë nuk e bënë dot Vuçiqi prandaj militantët e LV-së këtë po e shfrytëzojnë si themel mbi të cilat do t’i ndërtojnë mashtrimet dhe rrenat se nuk e pranojnë marrëveshjen, pa u nënshkruar nga të dyja palët. Ambasadori i interesave të Serbisë në Kosovë e që është gjerman, i kamufluar si ambasador i Gjermanisë në Kosovë tha se: “nuk flitet më për nënshkrimin e marrëveshjes por për zbatimin e saj…”. Gjithashtu, para disa ditëve e lëshoi një rrenë të fortë kur tha se drafti i Bashkësi Zajebnicës është 100 përqind në përputhje me Kushtetutën e Kosovës e që, përveç se nuk është e vërtetë, paraqet ndërhyrje flagrante në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese duke paragjykuar vendimin e kësaj Gjykate, ende pa shkuar rasti në këtë Gjykatë. Kur dihet se sa llaskuce (parimore) janë institucionet e Kosovës ndaj kërkesave të “miqve ndërkombëtarë”, lahtësisht mund të parashihet vendimi i Gjykatës Kushtetuese para presionit të Rohdes dhe ambasadorëve tjerë!

Ka filluar zbatimi i marrëveshjes: Mbi 4000 qytetarë serbë me shtetësi të dyfishtë, të Serbisë dhe të Zajebnicës  në veri të Kosovës u pajisën me tabela RKS e që refuzonin mbi 20 vjet. Se si iu rikthyer dashuria për këto tabela për një kohë aq të shkurtër, për trushpëlarët është lehtësisht e kuptueshme; autoritetet kosovare e kanë shtrirë sovranitetin në veri e që nuk e patën bërë qeveritë e mëparshme lokale dhe qendrore. Për këta që kanë një koçe mend në kokë kjo po bëhet në kuadër të zbatimit të marrëveshjes e jo se qeveria ka shtrirë sovranitet apo se ua ka paguar regjistrimin e veturave me këto tabela. Pastaj, këto tabela do të jenë kompetencë e Zajebnicës në të ardhmen. Nuk është vullneti i Albin Kurtit që ua ka imponuar këto tabela por vendimi dhe loja e Aleksandar  Vuçiqit për ta ruajtur epërsinë absolute gjatë bisedimeve me të gjithë kundërshtarët nga Kosova dhe për ta përshpejtuar autonominë substanciale që po ua njeh Kurti, pasi Vuçiqi ta nënshkruaj marrëveshjen.

Serbët po pranojnë të dalin në zgjedhje lokale duke e liruar nga “robëria” dhe xhebahanja, Lulëzim Oso Kukën e Leposaviqit dhe Atiqin e Adriana Hoxhiqit, jo se i besojnë KQZ-së por se kështu u ka thënë Vuçkoja dhe Lista e “reformuar” Serbe. Pas këtyre zgjedhjeve serbët do të rikthehen në institucionet e, po mendoni të Kosovës. Jo, në institucionet e Zajebnicës, pa asnjë dyshim.

Pasi iu dështoi momentalisht ratifikimi i traktatit për shitje të Burgut të Gjilanit dhe asaj pjese të sovranitetit  të Kosovës një vendi “mik” që do ta shndërrojë Kosovën në fole dhe depo të kriminelëve që Danimarka do t’i heqë qafe për një grusht parash të pista dhe llaskucërisë politike kosovare, pa asnjë problem u nënshkrua marrëveshja midis KEDS-it (turk) dhe Elektroseverit (të Serbisë) e që u duartrokit fuqishëm nga gospodin Rohde, gospodja von Kramon, gospodin Borrell dhe pan Lajçak. Trutharët dhe druvarët e Albin Babës po e marrin si fillim të faturimit të rrymës në veri të Kosovës dhe kthim të mohuesve të pagimit për rrymën e shpenzuar (qytetarët serbë të Zajebnicës dhe pakicat kombëtare atje në me krye shqiptarët) por se nuk iu pengon se faturimin do e bëjë Serbia përmes Elektroseverit, si operator i Zajebnicës që po konkretizohet çdo ditë e më shumë.

Po e shihni që marrëveshja për autonomi substanciale nuk po bëhet pa rezistencën e qeverisë; ata po e njohin këtë autonomi substanciale mirëpo vetëm në mënyrë të sekuencuar duke e ngrënë m….jaltin, jo me kutull por me një lugë çaji.

Dita-ditës do të bëhet më i dukshëm sekuencimi, deri të tregohet i tërë mozaiku, si federatë apo konfederatë e ardhshme e Kosovës me Serbinë. Atëherë, këta që për meny e kanë modelin e sekuencuar, do t’ia mbathin, ku sytë – këmbët. Edhe ashtu shumica Kosovën e kanë si adresë të dytë, adresë e përkohshme. Dikush do të shkojë në gjini, dikush te miqtë, dikush në Serbi nga do të bëjnë luftë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Po, opozita, a është gjëkundi: Opozita në Kosovë ka mungesë të theksuar potence, është e kastruar, e tredhur nga çdo përgjegjësi. Si eunuhë po sillen rreth haremit të Albin Kurtit, me sy lakmojnë, pa koçe dështojnë. Albin Kurti, përmes korrieres Vjosa Osmani ka dërguar një ftesë opozitës për një takim ku do të diskutohej për draftstatutin e autonomisë serbe në Kosovë. Këtë po e thotë publikisht edhe opozita se në Kosovë do të ketë pushtet të tretë dhe autonomi mirëpo, për çudi, duke iu nënshtruar sindromit të Stokholmit, kanë deklaruar se do të shkojnë në këtë takim i cili do të mbahet kur Vojsa Osmani do ta gjejë një kohë të lirë nga angazhimet e mëdha duke shetitur botën, pa asnjë rezultat konkret për Kosovën pëprveç pasurimit të xhirollogarisë dhe duke vizituar valdrinët dhe selmat. Vojsa Osmani nuk arriti ta ndalë as luftën në Ukrainë përkundër faktit se tërë kohën ishte angazhuar për këtë, si presidente fakultative e Kosovës. Bota është dëshpëruar me ne sepse dështuam në Ukrainë ndërkaq po shkëlqejmë në Gazë duke e përkrahur gjenocidin e Izraelit  ndaj civilëve palestinezë. Ne e kemi dënuar gjenocidin e Serbisë në Kosovë por po e përkrahim gjenocidin e Natanjahut në Gaza sepse ky qenka gjenocid më i mirë se ai i Kosovës sikur që marrëveshja e Kurtit me Serbinë qenka më e mirë se ajo e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.  Nuk ka më hipojrizi se publikisht të deklarosh se draftstatuti siguron pushtet të tretë, autonomi substanciale për serbët dhe rregullim federativ midis Serbisë dhe Kosovës, gjë që është e vërtetë, dhe, në anën tjetër të shkosh në një takim me një autoparlant kakofonik ku Vojsa Osmani çirret me zërin e Albin Kurtit! Çfarë opozite është kjo, pashë Zotin?! Në këto rrethana opozita do të duhej fuqishëm dhe me të gjitha mjetet ta kundërshtojë pozitën, si në parlament, ashtu edhe me protesta në rrugë. Nuk ka rrugë dhe mundësi tjetër. Demokratcia nuk e ka burimin as në Lidhjen Demokratike të Kosovës e as në Partinë Demokratike të Kosovës. Neroni duhet të pengohet ta kallë Kosovën e jo të bëhen përpjekje të lokalizohet zjarri (pasojat) për Kosovën. Po nuk e bëri këtë pozita aktuale, pa asnjë dyshim se do ta bëjë dikush tjetër që do ta trajtojë njëjtë, si pozitën ashtu edhe opoziten. Ndryshe, ikëm për lesh!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA rithekson edhe një herë mbështetjen dhe solidaritetin e saj…