Marrëveshja ShBA-Finlandë për mbrojtjen, Rusia: Do t’i përgjigjemi agresionit

19 dhjetor 2023 | 14:48

Rusia thirri sot ambasadorin e Finlandës për të shprehur shqetësimet e saj për një marrëveshje të re mbrojtjeje midis Helsinkit dhe Uashingtonit. Zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova tha se zyrtarët  informuan ambasadorin se Moska do t’i përgjigjet agresionit.

“Rusia nuk do të lërë pa përgjigje vendosjen e trupave ushtarake të NATO-s në kufirin tonë, e cila kërcënon sigurinë e Federatës Ruse dhe do të marrë masat e nevojshme për t’iu kundërvënë vendimeve agresive të Finlandës dhe aleatëve të saj në NATO”.

“Përgjegjësia për kthimin e zonës së fqinjësisë së mirë në këtë rajon në një zonë konfrontimi të mundshëm është përgjegjësi absolute e autoriteteve aktuale finlandeze”, thuhet në deklaratë.

Rikujtojmë se Finlanda iu bashkua NATO-s, në fillim të këtij viti. Ndërsa të hënën vendi nënshkroi një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara që synon të lejojë ushtrinë të ketë akses dhe të ndihmojë Finlandën në rast konflikti.

Marrëveshja liston 15 objekte dhe zona në Finlandë në të cilat ushtria amerikane do të ketë akses të papenguar dhe gjithashtu mund të ruajë pajisje ushtarake dhe municione, duke përfshirë katër baza ajrore dhe një port ushtarak.

ShBA ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme me shumë vende në Europën Lindore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tiranasi i mirënjohur këtej dhe andej kufirit mes shqiptarëve, do…