Marrëveshje bashkëpunimi mes komunës së Lipjanit dhe IADK-së
01 mars 2021
| 13:04
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me drejtorin e Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për bashkëfinancimin dhe zbatimin e projektit “Fuqizimi i të rinjve dhe grave të zonave rurale për përfshirje në bujqësi dhe përpunim të ushqimit”.
Nga projekti i cili do të implementohet në vitin 2021, në bazë kësaj marrëveshje do të organizohen trajnime për gra dhe të rinj të Komunë së Lipjanit, ku kandidatët më të suksesshme do të përkrahen me mjete financiare për konkretizimin e ideve te tyre.