Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Kuvendit dhe Ministrisë së Mbrojtjes

16 shtator 2020 | 15:26

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes bilaterale ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në prani të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe autoriteteve tjera të larta nga dy institucionet respektive, marrëveshjen përkatëse të bashkëpunimit e nënshkruan ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Sipas kësaj marrëveshje, ministri i Mbrojtjes në koordinim me komandantin e FSK-së emëron oficerin, zyrtarin ndërlidhës legjislativ në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, me qëllim të rritjes së bashkërendimit dhe komunikimit në përmbushjen dhe realizimin e detyrave kushtetuese dhe ligjore.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kryetarja Osmani, ministri Quni dhe gjeneral Rama, shprehen gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë në të gjitha fushat e interesit të ndërsjellë.

Në përmbyllje të ceremonisë, ministri Quni prezantoi para kryetares Osmani, oficerin ndërlidhës, kapiten Manushaqe Nura.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Anglisë, Liverpool ende nuk ka hequr dorë nga…