Marrëveshje Francë- Britani për bllokimin e imigrantëve
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrja britanike, Theresa May nënshkruan të premten një traktat të ri mbi kontrollin e emigracionit mes Francës dhe Britanisë së Madhe, gjatë samitit të 35-të franko-britanik në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Sandhurst, pranë Londrës.
Ky traktat parasheh një kontribuim shtesë nga Londra prej 50 milionë eurosh për kontrollin e kufirit në Kale, ku mblidhen shumë klandestinë me shpresën që të kalojnë ngushticën e La Manshit.
“Ky traktat i ri synon të përforcojë bashkëpunimin në menaxhimin e kufirit të përbashkët me një traktat të përmirësuar në lidhje me minorenët e pashoqëruar azilkërkues”, thuhet në një komunikate të publikuar në përfundim të takimit të presidentit francez me kryeministren britanike.