Marrëveshje për ndërtimin e liqenit artificial në Drenas
Banorët e Drenasit pritet që së shpejti të kenë qasje në ujin e pijshëm.
Kjo pasi Ministri i Financave, Bedri Hamza ka nënshkruar kërkesën e kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovci në lidhje me ujëmbledhësin e Verbocit.
Lajmin e ka bërë të ditur Lladrovci përmes një postimi në “Facebook”:
Sot, zyrtarisht e pranova vendimin nga Këshilli nacional për investime, vendimin e nënshkruar nga Ministri Bedri Hamza për ujëmbledhësin e Vërbocit.
Falënderoj sinqerisht institucionet qendrore të cilat trajtuan dhe shqyrtuan kërkesën tonë dhe miratuan për realizim të ujëmbledhësit, projekt tejet i rëndësishëm për qytetarët e komunës së Drenasit.
Zotimi ynë se ujin e pijes, me cilësi, do ta bëjmë të qasshëm për çdo familje të komunës tonë, do ta bëjmë realitet.
Po ashtu, rruga me katër korsi, është duke vijuar.
Stadiumi nacional, presim të filloj të ndërtohet, më 2019 dhe do të kryhet brenda këtij mandatit tim të parë.
Ne fjalët i bëjmë vepra.