Marrëveshje tregtare Francë-Arabi Saudite me vlerë 18 miliardë dollarë
10 prill 2018
| 21:40
Vizita në Francë e princit trashëgimtar saudit, Mohammed bin Salman u mbyll me nënshkrimin e 19 marrëveshjeve mes kompanive franceze dhe saudite, për një vlerë totale prej më shumë se 18 miliardë dollarë.
“Këto marrëveshje përfshijnë sektorët industrialë si petrokimia dhe trajtimi i ujërave, por gjithashtu turizmin, aktivitetet kulturore, shëndetësore dhe bujqësore”, theksoi në një komunikatë forumi i biznesit franko-saudit.
Projekti petrokimik i arritur mes francezit “Total” dhe sauditit “Aramco” u shfaq si një prej marrëveshjeve më të rëndësishme, përcjell Atsh.
Investimi, vlerësuar prej rreth pesë miliardë dollarë do të mundësojë zhvillimin e një vendi në Jubail, ku ndodhet tashmë rafineria më e madhe në botë e kompanisë “Total”.